Flash News

KRYESORE

Britani, arrestohet trafikanti shqiptar i drogës, hiqej si portugez

Britani, arrestohet trafikanti shqiptar i drogës, hiqej si portugez

Një trafikant droge me origjinë shqiptare, Artinis Hajdarmataj, 20 vjeç është arrestuar nga policia në Britani, pasi hiqej si një shtetas i BE-së, përkatësisht portugez.  Ai në fillim u ndal në Uinkuorth Rod, të Benstid nga policia e Surreit. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari Hajdarmataj pretendonte se ishte portugez dhe quhej Samuel Alves.

Mirëpo, policët e pranuan sfidën e shqiptarit dhe i kërkuan të fliste portugalisht. Aty shqiptari çaloi dhe menjëherë u dërgua në komisariat, ku u verifikua se ishte i kërkuar për trafik droge.

Të fundit