Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Britani/ Të gjithë kundër Johnson-it, kryeministri akuzohet për "pabesi kushtetuese"
Kryeministri britanik Boris Johnson u akuzua të mërkurën për “pabesi kushtetuese" duke kërkuar nga Mbretëresha Elizabetë të pezullojë Parlamentin për një muaj, gjë që komplikon përpjekjet e partive opozitare dhe ligjvënësit konservatorë rebelë për të penguar planet e tij të shkëputjes nga Bashkimi Evropian.
Mbretëresha e miratoi kërkesën pas bisedës që pati me një delegacion ministrash.
Kjo lëvizje e papritur u shton një episod tjetër pripecive në sagën e quajtur Brexit, me rrezikun për të dëmtuar rendin kushtetues të vendit. Ajo shkaktoi zemërimin e udhëheqësve të partive pro-BE-së dhe atyre opozitare. Ata akuzuan zotin Johnson për organizimin e një "grushti kundër Parlamentit" duke kërkuar të kufizojë kompetencat e tij të mbikëqyrjes dhe debatit.
Pezullimi i Parlamentit, i njohur si “prorogation”, është normalisht një formalitet kushtetues, në të cilin trupi legjislativ pezullohet për disa ditë, përgjithësisht çdo vjeshtë, përpara se qeveria të nisë axhendën e re parlamentare me një fjalim të mbajtur nga Mbretëresha.
Ky lloj pezullimi është kompetencë e sovranes, por ndërmerret me këshillën e qeverisë.
Kryetari i Dhomës së Komuneve, John Bercoë, ndërmori një sulm të furishëm ndaj Kryeministrit Johnson, duke përdorur fjalë që nuk ishin dëgjuar prej shekujsh nga një kryetar.
"Mbyllja e Parlamentit do të ishte një fyerje ndaj procesit demokratik dhe të drejtave të parlamentarëve si përfaqësues të zgjedhur të popullit," tha ai.
Ai shtoi: "Me çfarëdo ngjyrash që të paraqitet, është fare e qartë se qëllimi i pezullimit të tanishëm është të mos lejohet Parlamenti të debatojë për Brexit-in dhe të kryejë detyrën e tij në përcaktimin e një kursi për vendin".
Pezullimi i Parlamentit bëri gjithashtu që drejtuesit e partive opozitare, duke përfshirë ministren e parë të Skocisë, Nicola Sturgeon, që zoti Johnson të bjerë dakord për zgjedhje të parakohshme në vend që të përpiqet ta realizojë Brexitin me marifete politike. Zonja Sturgeon e krahasoi pezullimin me një akt "diktatorial" dhe tha se "është e arsyeshme që ky akt të përshkruhet si grusht shteti" i degës ekzekutive.
"A ta mban të bësh zgjedhje të parakohshme?" - e sfidoi ajo kryeministrin.
Reagimi i furishëm i deputetëve pro-BE-së shënoi një ditë tjetër dramatike për vendin e zhytur në dilemën Brexit, një vend i njohur për qëndrueshmërinë dhe parashikueshmërinë e politikës së tij, por që tani shihet si i mbërthyer nga kaosi politik.
Dita filloi me delegacionin e ministrave që shkonin të takonin mbretëreshën, duke i prishur asaj pushimet në rezidencën e saj skoceze, Balmoral, për ta "këshilluar" që të pezullonte parlamentin për një muaj, dhe që seanca e re parlamentare të fillonte më 14 tetor, dy javë përpara afatit për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.
Pezullimi i jep më pak kohë parlamentit të polarizuar që të bllokojë Britaninë të shkëputet pa marrëveshje me Brukselin, diçka që zoti Johnson është zotuar ta bëjë nëse nuk mund të sigurojë miratimin nga ligjvënësit të një marrëveshjeje të re. Kjo u lë pak kohë ligjvënësve të debatojnë mbi ndonjë marrëveshje të re për t’u negociuar me krerët e BE-së para afatit të daljes në 31 tetor.
Theresa May, paraardhësja e Kryeministrit Johnson, arriti një marrëveshje shkëputjeje me Brukselin një vit më parë, por Parlamenti nuk pranoi ta miratojë atë. Kundër marrëveshjes kishte si ligjvënës pro shkëputjes ashtu edhe nga ata që e kundërshtonin atë.
Sipas Dominic Grieve, një nga deputetët kryesorë konservatorë të rebeluar dhe ish-prokuror i përgjithshëm, pezullimi nënkupton që ligjvënësit do të kenë praktikisht vetëm shtatë ditë kohë për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje.
Ai paralajmëroi se ky hap mund t’i kthehet si goditje vetë kryeministrit dhe të veprojë si faktor unifikues që do të krijonte një shumicë, e cila javën e ardhshme mund të sigurojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, ta rrëzojë atë dhe të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, ose të miratojë legjislacionin që kërkon të parandalojë një Brexit pa marrëveshje.
Zoti Johnson drejton një qeveri konservatore të pakicës, e cila varet nga një vend i vetëm në parlament që i takon një partie të Irlandës Veriore. Ndërkaq, në parlament ka një shumicë deputetësh që janë kundër të ashtuquajturit Brexit pa marrëveshje.
Pezullimi i parlamentit, i arritur me sukses nga Kryeministri Johnson përmes miratimit të Mbretëreshës, është diçka jashtëzakonisht e pazakontë në Britani. Vetëm katër herë në histori - në vitet 1628, 1831, 1948 dhe 1997, ka patur pezullime të parlamentit për ta penguar atë të debatojë. Në këto raste, propozimi ka ardhur ose nga monarku, ose qeveria.
Pezullimi i vitit 1628 nga Çarlsi i Parë u bë fitili që ndezi Luftën Civile në Angli.
Ndërsa ligjvënësit nga të gjitha partitë reaguan me zemërim ndaj pezullimit, kreu i Partisë kryesore të opozitës, Jeremy Corbyn, i shtoi një episod të ri dramës duke i shkruar mbretëreshës, me paralajmërimin se miratimi i pezullimit është "kundër dëshirave të shumicës në Dhomën e Komuneve." Zoti Corbyn u akuzua se po e tërhiqte mbretëreshën në mosmarrëveshjet për çështjen Brexit.
Zoti Corbyn kërkoi të takonte mbretëreshën përpara se ajo të binte dakord me kërkesën e Kryeministrit Johnson, por letra e tij mbërriti tepër vonë.
Mbështetësit e Kryeministrit argumentojnë se nëse ai vërtet do të donte të mbyllte Parlamentin, ai do të kërkonte një pezullim më të gjatë deri ditën pas përfundimit të afatit. Ata thanë se Parlamenti ka pasur mjaft kohë për të debatuar mbi çështjen Brexit./ Burimi: VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38