Flash News

KRYESORE

Britani/ Vritet adoleshenti kosovar, e ëma: U shoqërua me njerëzit e gabuar

Nëna e një 15 vjeçari nga Kosova i cili humbi jetën në Britani pasi u godit me thikë nga anëtarë të një grupi rival tha e ngashëryer se djali doli nga rruga e drejtë dhe u shoqërua me njerëzit e gabuar.

Viktima, Elton Gashaj, u vra gjatë një përleshjeje të organizuar midis dy grupesh djemsh të shtunën në mbrëmje.

Sipas policisë Salt Hill Park në Slough, Berks është një vend ku vazhdimisht ka përleshje mes grupeve që luftojnë për të kontrolluar territorin drogës.

E ëma, Vera Gashaj, tha se ajo e kishte paralajmëruar më herët policinë për të birin se shoqërohej me njerëz problematikë, i cili edhe më parë ishte sulmuar.

“I thashë policisë se im bir nuk ishte i sigurt. Ishte përleshur dy a tri herë. Theu dorën. Më tha se ra nga biçikleta. Tha se ishte në rregull. por u pazie me turmën gabuar. më thoshte vahdimsth se do të ndryshonte”, u shpreh e ëma, raporton “The Sun”.

“Doja ta ndihmoja. ai ishte gjithçka për mua. ishte fëmija im, ylli im”, shtoi Vera e shkatërruar nga ngjarja.

Të fundit