Flash News

KRYESORE

Britani/ Zbulohen 21 klandestinë nga Shqipëria, ishin fshehur në anijen e mallrave

Policia britanike zbuloi 21 klandestinë shqiptare të fshehur në një anije të transportit të mallrave “Rotra Mare”. Ndalimi i 19 meshkujve dhe 2 fëmijëve u bë në Great Yarmouth, ndërsa anëtarët e ekuipazhit të anijes i zbuluan ata dhe menjëherë lajmëruan autoritetet.

“Të ndaluarit kanë deklaruar se janë të kombësisë shqiptare dhe ndaj tyre do të aplikohen rregullorja për emigracionin.”, thanë punonjësit e autoritete portuale të qytetit bregdetar.

Anija e mallrave Rotra Mare po transportonte turbina ere nga Spanja, kur anëtarët e ekuipazhit gjetën shqiptarët e fshehur. Anija u nis nga Bilbao të hënën, por me t’u zbuluar shqiptarët, ajo nuk u lejua të ankorohej në port, derisa autoritetet kryen procedurat e nevojshme.

Të fundit