Flash News

KRYESORE

Britania dhe Australia akuzojnë Rusinë: Po kryen sulme kibernetike në të gjthë botën

Britania dhe Australia akuzojnë Rusinë: Po kryen sulme kibernetike

Britania dhe Australia kanë akuzuar një agjenci inteligjente ruse për sulme kibernetike mbi rrjetet dixhitale në të gjithë botën.

Mbreteria e Bashkuar bëri me dije se agjencia ushtarake inteligjente ruse GRU, me shumë mundësi ishte ajo që fshihej pas një fushate sulmesh online mbi institucionet politike, të biznesit, medias apo dhe sportit në mbarë botën.

Qendra e Sigurisë Kibernetike britanike identifikoi një numër të madh grupesh hakimi, të lidhura me agjencinë GRU.

Kryeministri Australian, Scott Morrison tha gjithashtu se shërbimet inteligjente në Canberra kishin zbuluar prova të aktivitetit të jashtëligjshëm kibernetik të orkestruar nga Moska.

Të fundit