Flash News

KRYESORE

Britania dorëzohet para BE-së, Theresa May në Firence: Nuk u ndjemë kurrë si në shtëpinë tonë, por do u paguajmë miliarda euro për divorcin

Britania dorëzohet para BE-së, Theresa May në Firence: Nuk u

Britania e Madhe është dorëzuar përpara presionit të Bashkimit Europian për të paguar miliarda euro për largimin nga unioni. Në fjalimin e shumëpritur në Firence të Italisë, kryeministrja Theresa May konfirmoi se Londra do të vijojë të paguajë paratë për vite me radhë.

Kryeministrja May theksoi se Britania është hapur për një tranzicion të kufizuar në kohë, çka do të thotë se vendi i saj do të paguajë për buxhetin e BE-së të paktën deri në vitin 2021.

Ndonëse Theresa May nuk përmendi shifra, mediat vendase raportojnë se Londra është gati të paguajë një faturë nga 20 miliardë deri në 40 miliardë euro. Megjithatë, kjo shifër nuk kënaq zyrtarët në Bruksel, të cilët flasin për një faturë që shkon deri në 100 miliardë euro.

“Largimi i Britanisë së Madhe është në mënyrë të pashmangshme një proces i vështirë, por është në interesin tonë që negociatat të jenë të suksesshme”, theksoi May në fjalimin e mbajtur në kishën Santa Maria Novella.

Pavarësisht se foli për një bashkëpunim të ngushtë me BE-në, May tha se britanikët “nuk u ndjenë asnjëherë plotësisht si në shtëpinë e tyre brenda Bashkimit Europian”.

“Britania po largohet nga Bashkimi Europian, por ne nuk po largohemi nga Europa”, tha ndër të tjera kryeministrja.

Të fundit