Flash News

KRYESORE

Britania e Madhe del nga izolimi; dyndje njerëzish dhe disa prej tyre flenë para dyqaneve për të ruajtur radhën

Pas tre muajsh të mbyllur, më në fund Britania e Madhe ka dalë nga izolimi. Janë hapur shkollat, dyqanet dhe transporti publik. Një nga masat e detyrueshme në Britaninë e Madhe është përdorimi i maskave.

Por mesa duket, ajo që i ka munguar më shumë britanikëve janë blerjet pasi janë dyndur nëpër dyqane sapo ka zbardhur drita. Disa prej tyre para dyqaneve të Nike e qendrave tregtare, disa të tjerë kanë mbërritur që në orën 03:00 të mëngjesit.

Pothuajse të gjitha markat kishin bërë deri në 70% ulje, çka ka bërë që njerëzit të dynden për blerje dhe të mbajnë radhë të gjata para dyqaneve. Kjo gjë e ka bërë të pamundur distancimin fizik.

OBSH i ka bërë thirrje Britanisë të mos nxitojë në hapjen e vendit derisa sistemi i gjurmimit të kontakteve të jetë forcuar.

Të fundit