Flash News

KRYESORE

Britania ndalon publikimin e shifrave ditore të viktimave nga covid-19: Ka dyshime se janë ekzagjeruar

Britania ndalon publikimin e shifrave ditore të viktimave nga covid-19: Ka

Autoritetet britanike dolën me një vendim të ri të shtunën, duke njoftuar se do të ndalonte përditësimin e saj të përditshëm për numrin e vdekjeve nga coronavirusi pasi qeveria urdhëroi një rishikim në llogaritjen e të dhënave.

Ky vendim erdhi pasi ka dyshime se shifrat mund të jenë ekzagjeruar dhe ka patur gabime në llogaritje.

Akademikët deklaruan më herët se mënyrën se si Shëndeti Publik Angli (PHE), agjencia qeveritare përgjegjëse për menaxhimin e sëmundjeve infektive, që llogarit shifrat në Angli, ka gjasa që mund të ketë shtrembëruar të dhënat në krahasim me pjesët e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan reuters.

“Ka pasur pretendime mbi numrin aktual të vdekjeve ditore . Prandaj, ne jemi duke ndalur botimin e shifrave ditore ndërsa kjo zgjidhet, pasi dyshohet se në statistika mund të jenë përfshirë persona të shëruar që mund të kenë vdekur për shkaqe të tjera", thuhet në një mesazh në faqen e zyrtare online të qeverisë.

Britania ka qenë vendi evropian më i goditur nga virusi, me një numër zyrtar të vdekjeve prej më shumë se 45,000 personash.

Të fundit