Flash News

KRYESORE

Brixhida Kokëdhima ngacmohet nga deklarata e Monika Kryemadhit: Le të harxhojmë pak para e ta ngrejmë këtë institucion

Brixhida Kokëdhima ngacmohet nga deklarata e Monika Kryemadhit: Le të

Brixhida Kokëdhima, biznesmene e suksesshme, njëkohësisht bashkëshortja e politikanit Koço Kokëdhima, shprehet pro ngritjes së institucionit të Zonjës së Parë në Shqipëri. Kokëdhima duket se është ngacmuar nga deklarata e Monika Kryemadhit, e cila tha pas zgjedhjes së Ilir Metës president se Shqipëria nuk e ka këtë institucion dhe as nuk ka luksin ta ketë.

Megjithatë, Kokëdhima mendon se Zonja e Parë është gjithnjë në krah të Presidentit dhe duhet ta ndihmojë atë në përcjelljen e frymës së bashkimit kombëtar. Sipas saj, ja vlenë të harxhohen pak para që një grua të jetë në shërbim të kombit.

Reagimi i Brixhida Kokëdhimës:

Shqipëria duhet ta ketë institucion Zonjën e Parë!

Shqipëria nuk e ka institucion Zonjën e Parë!

A duhet ta kishte?

Presidenti I Shqipërise këto 3 vitet e fundit ka humbur kompetenca që më parë I ka pasur.

Një President i dobësuar si institucion, siç është sot, e ka absolutisht të pajustifikuar Zonjën e Parë si institucion, me kompetenca, detyra dhe financime, megjithatë, unë mendoj që Zonja e Parë duhet të bëhet institucion për disa arsye: Presidenti është simbol I bashkimit dhe unitetit të popullit. Në gjithë aktivitetin e tij, ai duhet ta përcjelli këtë vetë, përmes vendimarrjes, shfaqes publike, aktivitetit të tij dhe aktivitetit si çift. Zonja është tepër e rëndësishme për një zotëri, qoftë ky Presidenti. Zonja është gjithmonë aty , pranë tij, rreth tij, një hap larg tij. Ajo duhet ta ndihmojë Atë të përcjellin së bashku frymën e bashkimit kombëtar, të respektojë çdo shqiptar, të fitojë zemrat e çdo shqiptari dhe të përcjelli butësinë, fisnikërinë, delikatesën, mirësinë dhe tharmin e bashkimit të familjes e kombit dhe këto nuk janë pak! Sa harxhohen lekë për reklama, aktivitete shpesh pa impakt, le të harxhojmë pak para e ta ngrejmë këtë institucion që të kemi nje President më të mirë, një familje presidenciale dhe një grua në shërbim të kombit!

Të fundit