Flash News

KRYESORE

Brnabiç paralajmëroi Maqedoninë nga Durrësi, por ja çfarë thotë Zaev për pranimin e Kosovës në UNESCO

Brnabiç paralajmëroi Maqedoninë nga Durrësi, por ja

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev foli sot nga Durrësi për ligjin e gjuhës shqipe dhe çështjen e Kosovës në UNESCO.

Zaev tha se ligji për gjuhen shqipe do të shkojë për miratim, ndërsa lidhur me pranimin e Kosovës në UNESCO tha se është një temë e hapur.

 “Ligji është pjesë e programit tonë qeveritar, i parashikuar për tu diskutuar në fillim të shtatorit. Siç ju e dini, parlamenti, unë, do ta ketë këtë pikë në diskutim. Unë jam në pritje dhe ftoj opozitën që ta pranojë këtë ligj. Pas votimit të tij, Komisioni Evropian dhe Gjykata Kushtetuese do të japë fjalën e fundit. Ne duam ta miratojmë këtë ligj, është në të mirë të qytetarëve tanë dhe ne duam të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Për Kosovën e le të hapur këtë pyetje pasi akoma nuk e dimë se çdo të ndodhë me votën për Kosovën,” tha Zaev për mediat.

Ndërkohë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç shfrytëzoi takimin e Durrësit për të paralajmëruar Maqedoninë për të mos votuar në favor të Kosovës në UNESCO. Brnabiç ka biseduar me homologun maqedonas, Zoran Zaev, të cilit i ka kujtuar lidhjet e fuqishme që vendi i tij ka me Serbinë dhe se vota në nëntor në UNESCO do të jetë një sinjal i qartë.

Të fundit