Flash News

KRYESORE

Brnabiç: Prishtina po përpiqet të parandalojë çdo dialog serioz me Beogradin

Brnabiç: Prishtina po përpiqet të parandalojë çdo

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, ka folur për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ajo tha se Serbia është konstruktive, ndërsa Prishtina po përpiqet të parandalojë çdo dialog serioz.

Në një intervistë për televizionin publik serb, ajo ka folur edhe për arrestimin e pesë serbëve në Kosovë, duke thënë se kjo nuk është praktikë e mirë.

“Kur ju keni një Beograd konstruktiv, tolerancë dhe stabilitet, në anën tjetër ju keni Prishtinën, e cila është duke u përpjekur për të parandaluar çdo dialog serioz”, ka thënë Brnabiq.

“Gjatë takimit me Haradinajn, i thashë atij se kjo praktikë e arrestimit të serbeve nuk është e mirë. Ai u përpoq të shpjegoj se nuk është ashtu”, tha ajo, duke shtuar se “është e pakuptimtë çfarë bën dhe si funksionon ai”. /Telegrafi/

Të fundit