Flash News

KRYESORE

Bruçaj u tërhoq nga gara, reagon Partia Demokratike: Presion kuisling i qeverisë mbi Komunitetin Mysliman

Bruçaj u tërhoq nga gara, reagon Partia Demokratike: Presion

Ish-deputeti i Partisë Demokratike,  Genc Pollo ka reaguar pas vendimit të kreut të KMSH-së, Skënder Bruçaj për tu tërhequr nga gara, pak orë para organizimit të zgjedhjeve.

Pollo thekson se qeveria i ka ushtruar presion Bruçajt, pasi nuk mund ta kontrollonte. Njëkohësisht, bën thirrje që të refuzohet çdo llojë ‘kali troje’.

“Presion kuisling i qeverisë mbi Komunitetin Mysliman. Duan të eliminojnë ata që nuk kontrollojnë. Për t’a servirur kokën e KMSh në sini të argjendtë. Uroj që asambleja e myftinjve shqiptarë të ruajë dinjitetin, orientimin e të refuzojë çdo kalë troje”,  shkruan Pollo në ‘Twitter’.

Kandidatët janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës; Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjes. Gurra konsiderohet si kandidati më favorit, ndërsa njihet për miqësinë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Të fundit