KRYESORE

Bruksel/ Zyrtari belg pezullohet nga puna, mori ryshfet nga mafia shqiptare

Një punonjës i Zyrës Kombëtare të Punësimit është pezulluar nga puna, pasi hetuesit nisën një hetim pas akuzave se ai mori ryshfet nga mafia shqiptare. Personi i paidentifikuar ka punuar në institucionin  federal për më shumë se 20 vite dhe ishte i ngarkuar për të kryer kontrolle në punën e padeklaruar në bashkitë e Anderlehtit dhe Forestit.

Në nisje të vitit, prokurori publik në Bruksel hapi një hetim në lidhje me akuzat dhe konfiskoi celularin e të hetuarit.

Hetuesit zbuluan se punonjësi u kishte dhënë informacione tregtarëve, përfshirë mafian shqiptare rreth planeve për inspektime disa herë në këmbim të parave dhe shpërblimeve të tjera, raporton “The Brusseles Time”.

Për më tepër që dyshohet se zyrtari ka fshirë një raportim në lidhje me punë të padeklaruar gjatë koncertit të këngëtarit francez Kendji Girac në një stadium në Forestit , pasi atij iu ofruan fotografi me autograf si shkëmbim.

Të fundit