Brukseli heziton t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, DW: Përqafime nga Moska, Medvedev viziton Beogradin         

Dy ditë pasi dy vendet e Ballkanit Perëndimor morën përgjigje sërish negative për afrimin me BE, duket se ‘hyn në lojë’ Kremlini.

Sot, kryeministri rus Dimitrij Medvedev mbërrin në Beograd, ditën kur serbët festojnë çlirimin nga trupat naziste gjermane 75 vjet më parë.

Gjatë vizitës së tij, kryeministrit rus do të prekë disa çështje, mes tyre edhe atë të Kosovës, thekson publicisti moskovit dhe ekspert i Ballkanit, Ivan Preobrashenskij për Deutsche Wellen.

Kujtojmë se në maj të 2014-ës, Rusia dhe Serbia kanë nënshkruar një partneritet strategjik, andaj edhe zyrtari i lartë rus do të jetë shumë i interesuar për progresin e bërë në ndërtimin e 402 kilometrave të gazsjellësit Turkish Stream që do të kalojë nga Turqia, në Bullgari e në Serbi.

Sipas Moskës ai do të furnizojë vendet e Ballkanit Perëndimor me  gaz dhe Kremlini pret që segmenti serb i gazsjellësit të përfundojë këtë vit, si ishte planifikuar, thotë Preobrashenskij. Probleme me vendosjen e tubacioneve ka në Bullgari. Koncerni Gazprom dëshiron të përdorë vetë këtë gazsjellës, megjithëse nuk ka të drejtë ta ketë në pronësi sipas ligjeve të BE.

Refuzimi i Shkupit dhe Tiranës, media franceze: ‘Nga gabimi historik i BE’ mund të përfitojnë Turqia, Kina dhe Rusia