Flash News

KRYESORE

"Bruno Fernandes do të bëhet legjendë e Manchester United-it"

"Bruno Fernandes do të bëhet legjendë e Manchester

Diego Dalot e adhuron lojtarin e ri të Manchester United-it, shokun e tij të skuadrës, Bruno Fernandes. Ai së fundmi ka folur për bashkëkombësin e tij dhe ka theksuar se mesfushori mund të bëhet një legjendë e "Djajve të kuq".

"Bruno është një djalë i shkëlqyer dhe një lojtar brilant. Do të bëhet një legjendë e Manchester United-it. Nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë", është shprehur Dalot.

"Mendoj se ai mund të përmirësohet edhe më tej. Do të mësojë shumë nga ky klub dhe besoj se do të jetë një lojtar i madh për ne”, ka shtuar mbrojtësi i talentuar.

Të fundit