Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bruno Shllaku akuzon presidentin Nishani: Dekoruat një amatore profesioniste që shkatërroi teatrin “Migjeni”
Në një opinion të tijin aktori i njohur i filmit dhe i teatrit “Migjeni”, Bruno Shllaku, shpërthen kundër presidentit Nishani, kur ky i funidt më 23 qershor 2017, dekoroi rreth 30 artistë, mes të cilëve edhe aktoren Rita Gjeka, drejtoreshë e teatrit “Migjeni”.
“Dua që si artist i skenës, tashmë kam dyzet vite që nuk i ndahem, t’u kujtoj, diçka që në opinionin publik, nuk ka kaluar në heshtje, gjë që shihet qartazi në rrjetet sociale, ku herë-herë janë kaluar edhe kufijtë e etikës. Akti i dekretimit të artistëve që në fakt janë pseudoartistë, jo pa të drejtë ka krijuar dhe ka lënë shijen e idhët të një tamthi. Zoti President unë nuk dua ta besoj që kjo është një përzgjedhje e juaja, por dua të besoj që ju kanë disinformuar dhe me këtë disinformim ju keni fyer ndofta pa dashje inteligjencën e një qyteti inteligjent, siç është qyteti im Shkodra.
Keni dekretuar me të drejtë një kontigjent të mrekullueshëm artistësh, por në një mënyrë enigmatike është infiltruar një “artiste” që më vjen keq ta quaj kështu. Ajo nuk ka as një vlerë mbi artin e magjishëm të skenës, e them këtë, sepse sipas traditës duhet të ishte një komision që të përzgjidhte të nominuarit, patjetër që ndokush nuk do të kishte kaluar kaq lehtësisht. Mendoj se në të tilla raste komisioni duhet të punojë me përgjegjësi dhe rigorozitet për gjithsecilën CV të artistëve.
Unë fjalën e kam për aktoren dhe njëkohësisht drejtoreshën e Teatrit Migjeni, më lind vetvetiut një pyetje: E dekretuat “Mjeshtre të Madhe” si artiste, apo si drejtuese e institucionit famëmadh “Migjeni”…? Atëherë duhet të them pa drojë se asnjë nga punët e saj artistike nuk është në vlerat profesionale, përkundrazi interpretja në fjalë është akoma, me gjithë respektin e madh që kam për termin amator, një amatore e ”diplomuar”.
Asnjë nga impenjimet e saj në skenë nuk përbën objekt real që ta kurorëzojnë si një aktore të meritueshme. Historiku i saj pa histori suksesi, nuk mundet kurrsesi që ta klasifikojë, qoftë edhe me një rol që ajo ta përdorë si kalë beteje në karrierën e vobekët artistike. Nëse e keni dekoruar si drejtuese të panteonit Migjeni, po ua them me bindje dhe përgjegjësi të plotë qytetare, ajo është shkatërruesja e këtij teatri, e mirëorganizuar në konfliktualitet dhe ajo çka është me alarmantja, kultura e saj e cunguar, sjell në çdo ambient të këtij altari, një vokabolar të papranueshëm, e të turpshëm në gojën e një femre.
Teatrin e kam njohur dhe kam punuar, atëherë kur palkoja e tij ishte e populluar me lisat te larta dhe me personalitete te paharrueshme në kujtesën e gjithsecilit nga ne. E kam të vështirë të pajtohem e të pranojmë sesi ky institucion, hambar i aktrimit shqiptar të ”klasifikohet” me emra të pameritueshëm, gjë qe ul portretet e mjeshtrave të mëdhenj të këtij teatri.
I nderuar zoti President, mendoj se ju do të ishit shumë më i kënaqur edhe bashkë me ju edhe ne, sikur ta kishit parë më me përgjithësi këtë akt madhor. I bindur se finalizimi i mandatit tuaj do kishte qenë i duartrokitshëm, nëse në krah të të mrekullueshëmve si Frederik Ndoci, Mukades Canga, Vjoleta Zefi, të kishit kërkuar reputacionin artistik të Paskualina Grudës, Viktor Bruceti, Ymer Bala, Dana Xhai, Eduard Jubanit, Paulin Selimit, Behar Mera, Luiz Ejlli, Kozma Dushi, Ermal Mamaqi, Bes Kallaku, e Gazmend Paja apo Edmond Halili me një kontribut suksesi shumë vjeçar si amator e më vonë si profesionist.
Më vjen keq të ju kujtoj që ne “shkodranët rrnojmë për me kujtue” dhe ky akt i keqpërdorur nga ana juaj do të ngelet për vite të tëra në kujtesën tonë. Ju siguroj se janë me dhjetëra të indinjuar dhe fare pak, ndofta askush i gëzuar për vlerësimin e pa denjë që ju ”nderuat” Teatrin e Dramës në Shkodër.
Presidenti im, ekzistojnë dekrete për të shfajësuar të pafajshmit, mendoj se e keni përsëri në dorë që ju të zhvlerësoni atë “meritë” të pa merituar, nëse jo, ndofta mund ta bejë ndonjë president i ardhshëm.
Ju përmenda pak më lart emra të mjeshtrave të skenave shqiptare, informohuni për të gjithë ato emra dhe jam i bindur në intelektin tuaj që do ndjeni një keqardhje të madhe, që ju zoti President fyet ndoshta pa dashje kontigjentin e mrekullueshëm, e të paharrueshëm me vlera të vyera ndaj Shqiptarisë.
Për emrat e lartpërmendur, duke u kërkuar falje dhjetëra të tjerëve që nuk i përmenda, jo vetëm në kujtesën time, por edhe në atë të mbarë publikut artdashës shqipetar, janë portrete që gjithsecili në zejen e vet, kanë lënë dhe vazhdojnë të lenë gjurmë të pashlyeshme me shkollën e tyre interpretative.
Shpresoj shumë që të mos jetë ky vlerësimi që ne duam, që të mos bëhet askush katakrezë ndaj artistëve . Të mos jetë kjo një rrugë e ”mobilizimit” të të paaftëve duke shkelur në emër të përkatësisë partiake çdo artist që mbi shpatullat e tij mban vetëm duartrokitje e admirime te pafund të publikut mbarë shqiptar. Kështu, ne duke denigruar të paharrueshmit nuk do të jemi kurrë koherent për Shqipërinë europiane.
I nderuar zoti President, nga zemra ju uroj një jetë të gjatë. Me siguri do të ktheheni një ditë që të shkruani kujtimet tuaja si kryetar shteti, sepse gjatë mandatit tuaj, si President i Republikës, Shqipëria ishte e ngopur me ngjarje që vlejnë të hidhen në letër. Shqipëria hodhi hapa vendimtare për akomodimin në familjen e madhe europiane. E unë me shumë dëshirë, por edhe shumë nga intelektualët shqiptarë do ta presim me kuriozitet se si do ta komentoni aktin e papërgjegjshëm që ju na e dhuruat padrejtësisht.”, përfundon shkrimi i z. Bruno Shllaku.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38