Flash News

KRYESORE

Bubullin ke Shkëmbi i Kavajës...Por, ne nuk marrim pjesë në zgjedhje, thotë Rama i LSI

Bubullin ke Shkëmbi i Kavajës...Por, ne nuk marrim pjesë në

Luan Rama, nënkryetar i LSI e ka ritheksuar qëndrimin e mëparshëm të partisë së tij, se pa opozitën nuk ka zgjedhje. Këtë herë me një akt, duke deklaruar sot se LSI është jashtë garës së Kavajës, e cila në normalitet duhet zhvilluar më 7 maj. A është kjo, megjithatë, një 'mërzitje' e LSI me faktin se sipas Ramës, zgjedhja e kandidaturës është bërë në mënyrë të njëanshme, apo qëndrim parimor i partisë së Metës.

Tha Luan Rama për News 24:

"Kavaja është një rast i çuditshëm, sepse bëhen zgjedhje për shkak të papërgjegjshmërisë në zgjedhjet e mëparshme dhe gabimit në zgjedhje, dhe qytetarëve të Kavajës u jepet mundësia të korrigjojnë gabimin, që nuk e bënë.

Nga kjo pikëpamje duke qenë se është jashtë fokusit të situatës dhe meqë zgjedhja e kandidaturës është bërë në mënyrë të njëanshme mbetet cështje e PS, dhe LSI nuk ka pse të implikohet.

LSI nuk merr pjesë në farsë, është e vendosur dhe do të ushtrojë kontributin që të zhvillohen zgjedhje me standarde Europiane.

Absurde që në 2017 një vend i NATO të zhvillojë zgjedhje pa opozitën".

 

Të fundit