Flash News

KRYESORE

Buffon: Ndjej pakënaqësi ndaj Juves, Ronaldo duhet vlerësuar njësoj si Pele e Maradona

Buffon: Ndjej pakënaqësi ndaj Juves, Ronaldo duhet vlerësuar

Pas humbjes 3-0 të Juventusit në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Real Madrid, portieri i ekipit italian, Gianluigi Buffon, është shprehur se ndjen pakënaqësi ndaj skuadrës së tij dhe ka vlerësuar Ronaldon i cili ishte autori i dy golave.

Ndjej pakënaqësi, në fund me siguri nuk do të mund të vazhdojmë në turne dhe kjo padyshim është një keqardhje. Por është edhe e vërtetë që kundër disa rivalësh duhet të jesh i qetë dhe t’u bësh komplimente të tjerëve të cilët janë më të fortë”, tha Buffon.

Ai gjithashtu shtoi se Ronaldo është një lojtar që duhet të krahasohet me legjendat e futbollit botëror si, Maradona e Pele.

“Ronaldo është një lojtar i nivelit ndërkombëtar, dhe kjo do të thotë se vlera e tij duhet të barazohet me ato të Maradona e Pele për mënyrën se si ndikojnë në lojën dhe trofetë e skuadrave të tyre”, ka vijuar ai.

 

Të fundit