Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Bugajski: Në Shqipëri trashëgimia e komunizimit vazhdon në forma të ndryshme
Zëri i Amerikës: Kanë kaluar më shumë se dy dekada e gjysmë nga rënia e komunizmit në Evropën Lindore dhe duket qartë se trashëgimia komuniste në këto vende vazhdon të ekzistojë në një formë a në një tjetër. Si do ta krahasonit Shqipërinë me vende të tjera të Evropës Lindore në këtë aspekt?
Janusz Bugajski: Kjo trashëgimi vazhdon në të gjitha vendet, por në shumë aspekte ajo është më e thellë në Shqipëri sesa në vendet e tjera të Evropës Juglindore. Ndoshta këtu ka të bëjë edhe e kaluara para komuniste e Shqipërisë me qeverisjet autoritare, plus që ka qenë një vend shumë i varfër. Kur Shqipëria u vu nën kontroll nga komunistët, ajo filloi nga një nivel shumë i ulët ekonomik. Përsa i përket trashëgimisë komuniste, kjo shfaqet mes të tjerash tek gjëra të tilla si varësia nga shteti për punë dhe ndihmë, tek një farë tolerance ndaj shtypjes shtetërore, tek vazhdimi i lidhjeve dhe interesave speciale që vazhdojnë qysh nga koha e komunizmit dhe tek përfshirja e pamjaftueshme e publikut në aktivitetet shoqërore, pra publiku ende nuk e sheh veten si subjekt por si objekt politik dhe kjo duhet ndryshuar.
Zëri i Amerikës: Në Shqipëri ka njerëz që thonë se diktatura ishte një e keqe më e vogël sesa korrupsioni i sotëm. A shihni një lidhje mes të dyjave?
Janusz Bugajski: Çështja është se ata që thonë kështu nuk e kanë jetuar diktaturën. Sa shqiptarë vuajtën, sa u vranë, sa u burgosën ose u internuan? Ky ishte ndoshta njëri ndër regjimet komunistë më shtypës në qendër të Europës dhe as që mund të bëhet një krahasim me të sotmen. Cilëtdo qofshin politikanët e korruptuar sot, ata nuk mund të arrestojnë njerëz sipas dëshirës. Në një farë mënyre do të thosha se kemi të bëjmë me një frikë nga liria e aktivitetit të sotëm ekonomik.
Zëri i Amerikës: Anketat tregojnë se shumë njerëz në Shqipëri besojnë se jeta ishte më e mirë nën komunizëm, se kishte më shumë siguri, punë, shërbim shëndetësor e të tjera. Cili është komenti juaj?
Janusz Bugajski: Kjo është një nostalgji si të thuash kronike, kur njerëzve u duket sikur gjërat kanë qenë më mirë. Ndoshta atyre u kujtohet ndonjë gjë që për ta ka qenë e mirë, për shembull fakti që nuk kishin nevojë të punonin shumë apo të kërkonin punë, sepse u garantohej një farë minimumi jetese. Por, nga ana tjetër, njerëzve u duhej të sakrifikonin për këtë. Ata harrojnë për shembull se në atë kohë nuk mund të udhëtonin apo të lëviznin lirisht, nuk mund të flisnin lirisht dhe nuk mund të organizoheshin apo të krijonin parti politike. Pra, është e pakrahasueshme gjendja në kohën e komunizmit me të tashmen.
Zëri i Amerikës: Megjithëse në Shqipëri ish-të përndjekurit politikë vazhdojnë të kompensohen me para, a mendoni se ekziston nevoja për një rehabilitim moral të tyre? Sepse ish përndjekësit e tyre ende shëtisin të lirë në rrugët e Tiranës.
Janusz Bugajski: Absolutisht po. Sidomos siç edhe ju thatë, ish shtypësit e tyre shëtisin të lirë, ndërsa këta njerëz vazhdojnë të përjetojnë pasojat e traumave që pësuan nëpër burgje. Mendoj se ata kanë nevojë për më shumë njohje të këtyre vuajtjeve, jo vetëm financiare por edhe politike. Duhet të jepet më shumë informacion rreth asaj që hoqën këta njerëz, se si vuajtën ata për Shqipërinë.
Zëri i Amerikës: Shumë nga ish anëtarët e nomenklaturës komuniste në Shqipëri vazhdojnë të publikojnë kujtimet e tyre, disa prej të cilave shtypen gjerësisht nëpër gazeta. A e shihni një dukuri të tillë në vendet e tjera të Evropës Lindore?
Janusz Bugajski: Jo në atë shkallë, por e kam parë në disa vende të Evropës Lindore dhe jugore. Kjo shihet sigurisht në disa ish-republika sovjetike. Sipas meje, kjo flet për faktin se nuk ka patur një shtytje të mjaftueshme në favor të njerëzve që e kundërshtuan komunizmin dhe për të vënë në dukje heroizmin që treguan këta njerëz gjatë periudhës së shtypjes. Mendoj se duhet të ketë më shumë vemendje nga media dhe nga sistemi arsimor, më shumë informacion publik rreth atyre që vuajtën nën komunizëm.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46