Flash News

KRYESORE

Bujar Leskaj dorëzon detyrën si ish kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Meta e pret në presidencë

Bujar Leskaj dorëzon detyrën si ish kreu i Kontrollit të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim ish-Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, me rastin e dorëzimit të detyrës së tij në krye të këtij institucioni tepër të rëndësishëm kushtetues.

Presidenti Meta e falenderoi Leskaj për ushtrimin me përgjegjshmëri të kësaj detyre deri në fund, dhe vlerësoi rolin e tij për modernizimin e KLSH-së, përdorimin e standardeve të auditimit suprem publik të pranuara ndërkombëtarisht (ISSAI-t), për forcimin e llogaridhënies, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike në administratën shtetërore.

Leskaj e falënderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen maksimale institucionale që i ka dhënë për përmbushjen e detyrës në respekt të plotë të Kushtetutës dhe ligjit.

Kujtojmë se javës që shkoi Parlamenti miratoi me 108 vota pro Arben Shehut për kreun e ri të KLSH, si propozimin e presidentit Ilir Meta, pas tri refuzimesh nga ana e mazhorancës.

Të fundit