Flash News

KRYESORE

Bujar Nishani kujton ditën kur u votua President: Mirënjohje atyre që më privilegjuan me besimin e tyre

Bujar Nishani kujton ditën kur u votua President: Mirënjohje atyre

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, kujtoi sesi 5 vite u emërua President i Republikës. Ai shprehu falenderimet dhe mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre që e  votuan dhe e privilegjuan me besimin e tyre.

Në atë kohë PD dhe LSI ishin bashkë dhe e votuan me 74 vota Nishanin, ndërsa PS e bojkotoi procesin.

“Si sot, 5 (pesë) vite më parë, Kuvendi i Shqipërisë më besoi duke më zgjedhur Presidentin e Republikës. 11 Qershor i 2012, më ngarkoi një përgjegjësi të madhe dhe më ofroi Nderin më të madh që mund të ketë një njeri në jetën e tij si shërbyes i vendit. Sot, dëshiroj t’ju shpreh falënderimin tim më të sinqertë atyre që më propozuan dhe më nderuan. Sot, dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë të gjithë atyre që më votuan dhe më privilegjuan me besimin e tyre. Lutem që të gjithë ata të mos i kem zhgënjyer”, shkruan Nishani në faqen e tij.

Të fundit