Flash News

KRYESORE

Bujar Nishani: Kur e kuptoi opozita që u vodh në zgjedhje

Bujar Nishani: Kur e kuptoi opozita që u vodh në zgjedhje

Ish-presidenti Bujar Nishani, aktualisht kreu i Këshillit Kombëtar të PD, i pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, në emisionin Kjo Javë, se kur e kuptoi opozita që u vodh në zgjedhje, u shpreh:

“Mendoj se opozita ka qenë e bindur që gjatë fushatës. Absolutisht që ajo marrëveshje (17 maji) ka patur anën pozitive, por dhe problematikat e saj. Kur dy palë shkruajnë një marrëveshje, historia e njerëzimin na ka mësuar se nëse nuk ka një vullnet politik, automatikisht është një dështim ajo çka është arritur”.

Më tej Nishai shtoi se ndonëse PD mori Ministrinë e Brendshme, “kupola e policisë nuk e përfilli ministrin, po ashtu dhe kryeministri, duke intimiduar votat në interes të pushtetit”.

Të fundit