Flash News

KRYESORE

Bujar Qamili për bashkëpunimin me Luanën: Halli im i vetëm është veshja e videoklipit

Bujar Qamili për bashkëpunimin me Luanën: Halli im i vetëm

Pak ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se Luana Vjollca dhe Bujar Qamili janë duke planifikuar të bëjnë një bashkëpunim dhe ka qenë këngëtari shkodran që e ka konfirmuar diçka të tillë.

I ftuar ditën e djeshme në emisionin “Thumb”, Bujar Qamili u shpreh se lajmi për bashkëpunimin me Luanën është i vërtetë dhe se projekti do të jetë miksim këngësh të të dyve.

“Është e vërtetë, kam pasur një telefonatë shumë miqësore nga Luana dhe familja e saj. Më sugjeroi diçka që rrallë e kam dëgjuar. Kërkon të bëjë një remix të këngëve të mia me këngët e saj që unë besoj se do dalë një gjë interesante. Kam besim tek ajo sepse gjithë organizimin, klipin, miksimin do e bëj Luana. Kam zgjedhur 3 këngë më të bukura të miat”, ka rrëfyer këngëtari.

Ndërkohë ai ka shprehur edhe një shqetësim, që si duket është videoklipi dhe veshja e tij.

“Halli im dhe ajo që më shqetëson është videoklipi, unë kam për të dalë me kostum ndërsa Luana do vishet bukur, kurse unë i shkreti me kollare”, ka thënë Bujar Qamili.

https://youtu.be/Aqqx-UogiY4

Të fundit