Flash News

KRYESORE

Bujar Qamili për klipin me Luana Vjollcën: E kam me siklet se si do të vishem

Bujar Qamili për klipin me Luana Vjollcën: E kam me siklet se si do
Bujar Qamili dhe Luana Vjollca do të vinë me dy këngë të reja këtë verë, që do jenë remix. Por këngëtari shkodran ka një hall tjetër. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, ai shpreh:

“Po përgatis një remix me 2 këngë me Luana Vjollcën. Po kam hallin si do vishem kur të realizojmë videoklipin. Unë e di si do vishet ajo, por kam hallin si do vishem unë, ishalla s’po më kërkon me u vesh me pantallona të shkurtra.”

Këngëtari tha se ky bashkëpunim është kërkuar nga vetë Luana: “Ideja dhe mendimi që më ka shfaq ajo është shumë interesant. Besoj do jetë një nga hitet e verës. Sot kisha me u taku me Luanën por ma keni marrë ditën ju. Kjo është thjesht për ti realizuar një dëshirë Luanës”.

Të fundit