Flash News

KRYESORE

Bujqësia në kohën e karantinës, Rama: Gjatë marsit u rritën eksportet me 18 %

Bujqësia në kohën e karantinës, Rama: Gjatë marsit u

Kryeministri Edi Rama, reagoi në Facebook pasditen e të mërkurës, duke treguar se gjatë muajit mars ka pasur 18% më shumë eksporte nga bujqësia, krahasuar me një vit më parë. “Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019. Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar”, shprehet Rama.

Më tej, ai thotë se është i gëzuar për këtë gjë, pasi sektori i bujqësisë është në tërësi i qëndrueshëm. “Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi - ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta. Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut”, shprehet Rama.

Të fundit