Flash News

KRYESORE

“Bularati”, hakerat grekë sulm kibernetik ndaj faqeve të Policisë dhe Parlamentit të Shqipërisë

Një grup hakerash të quajtur ‘Anonymous Greece’ kanë ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj faqeve të institucioneve shqiptare.

Faqja zyrtare e Policisë së Shtetit është sulmuar nga ky grup dhe për momentin nuk është funksionale. E njëjta situatë rezulton edhe në faqen e Parlamentit të Shqipërisë, ku nuk mund të hyhet për shkak të sulmit.

Grupi i hakerave deklaron se sulmi është ndërmarrë për shkak të vrasjes nga RENEA të Kostandinos Kaçifas, në Bularat të Gjirokastrës, pasi qëlloi me armë në drejtim të policëve.

*Faqja e Policisë së Shtetit

Të fundit