Flash News

KRYESORE

Bulku prezanton formacionin për përballjen Andorra-Shqipëri, ndjek modelin e De Biasi-t

Bulku prezanton formacionin për përballjen Andorra-Shqipëri,

Trajneri i përkohshëm i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ervin Bulku, po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen Andorra-Shqipëri, ku sa i përket formacionit, ka zgjedhur të ndjekë modelin e De Bias-it.

Bulku ka qenë krah ish-trajnerit të kuqezinjve edhe në stafin teknik që u kualifikua dhe luajti në finalet e "Euro 2016".

Në këtë mënyrë Bulku projekton të zbresë në fushë nga minuata e parë me një modul 4-1-4-1.

Ertrit Berishës do t’i besohet sërish porta, ndërsa nuk ka ndryshime me lojtarët që do të rreshtohen pas tij. Ndryshe nga ndeshja me Turqinë, mbrojtja do të zhvillohet me Hysaj në të djathtë, Veseli në të majtë, ndërsa në qendër Gjimshiti dhe Ismajli.

Ndërkohë, në krah të Taulant Xhakës, pritet të luajnë Migjen Bashka dhe Ergys Kaçe. Armando Sadiku kthehet si titullar, i ndihmuar nga Grezda nga e majta dhe Uzunit nga e djathta.

Me këtë formacion, Ervin Bulku kërkon të kthejë Shqipërinë tek fitorja, për të evituar një tjetër figurë të keqe që do të përshtjellonte më tej atmosferën në skuadrën kuqezi.

Të fundit