Flash News

KRYESORE

Bullgarët, pakica e nëntë në Shqipëri. Bullgarë apo Maqedonas? Të reagojë Akademia e Shkencave!

Bullgarët, pakica e nëntë në Shqipëri. Bullgarë

Më 26 korrik ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva vizitoi Tiranën. Përveç diskutimeve për thellimin e bashkëpunimit dhe procesit të anëtarësimit në BE, qëllimi kryesor i vizitës së Zaharievas ishte njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri. Sofia e i ka kërkuar zyrtarisht Tiranës njohjen e komunitetit, pjesëtarët e të cilit pretendohet se identifikohen aktualisht si maqedonas. Kjo kërkesë u përfshi së fundmi edhe në rezolutën e Parlamentit Europian, megjithatë, autoritet shqiptare nuk kanë reaguar ende.

Dhe ja, pas 2 muajsh e gjysmë, “presioni” e bëri punën e vet. Bullgarët që jetojnë në vendin tonë tashme do të njihen si pakicë kombëtare. Komisioni i Ligjeve e përfshiu këtë minoritet në listën e pakicave kombëtare, duke e çuar numrin total të tyre në 9.  Anëtarët u përplasën në diskutime sa i përket mekanizmit të përdorur për identifikimin e pakicave, ku sipas relatorit të prokjetligjit Bledi Çuçi ky proces është bazuar te vetëdeklarimi dhe censusest e realizuara ndër vite.

Strazimiri tha se “Mos ndoshta rrezikojmë që të dalim me Prespën, Gollobordën dhe Gorën me 24 mijë e 212 persona që jetojnë në fshatra dhe janë pakicë maqedonase dhe njëkohësisht kemi 24 mijë e 212 persona ekzakt e njëjta shifër që janë pakicë bullgare.

“Nga të dhënat që disponohen nga censuset në Republikën e Shqipërisë nuk kemi asnjë të dhënë për pakicë bullgare”.

Debati nuk mungoi as sa i përket nenit 14 të ligjit që parashikon përdorimin e gjuhës së pakicës kombëtare, krahas asaj shqipe në adminsitartë, në bashkitë ku ata banojë tradicionalisht ose përbëjnë 20% të banorëve.

Çuçi: “Unë sugjeroj që të përdoret përcaktimi numerik 20% që përdoret pothuajse në të gjitha vendet që kanë nënshkruar konventat dhe kanë përcaktuar rregullat për mbrojtjen e pakicave”. 

Po ashtu personat që i përkasin pakicave kombëtare gëzojnë të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre. Projektligji i miratuar nen për nen nga Komisioni i Ligjeve do t`i kaloj për miratim parlamentit.

Por, njohja e minoritetit bullgar nga Shqipëria do të shkaktonte përplasje me Maqedoninë, pasi vendi fqinj e pretendon të vetin këtë minoritet. Në Shqipëri jetojnë 8,301 banorë me etni maqedonase, shumë larg nga numri i pretenduar nga Bullgaria.

Sipas reagimeve që vijnë nga Sofia, komuniteti bullgar në Shqipëri arrin nga 50 mijë deri në 100 mijë banorë dhe nëse kjo shifër do të konfirmohet ndonjëherë, ky do ishte minoriteti më i madh në vendin tonë. Aktualisht, vetëm 2% e popullsisë së Shqipërisë është minoritare, me grekët që janë 24,243 banorë, të ndjekur nga romët me 8,301 banorë.

PAKICAT KOMBËTARE:

Greke

Maqedonase

Vllahe/Aromune

Rome

Egjiptiane

Malazeze

Boshnjake

Serbe

Bullgare

 

 

Të fundit