Flash News

KRYESORE

Bulqizë/ 15 vjeçarja rrëmbehet nga shtëpia e saj nën kërcënimin e armës, shpallet në kërkim i dashuri i dënuar për vrasje

Bulqizë/ 15 vjeçarja rrëmbehet nga shtëpia e saj nën

Nën kërcënimin e një arme pistoletë, një 15 vjeçare në Bulqizë është marrë me forcë nga banesa e saj nga dy persona me iniciale F.T., 30 vjeç dhe E.D., 21 vjeç. Dy agresorët kanë kërcënuar familjaret e adoleshentes dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Policia dyshon se vajza e mitur ka patur lidhje me 30 vjeçarin, i cili rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për vrasje. Ai, së bashku me 21 vjeçarin janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Gjithashtu, policia ka arrestuar tre persona të tjerë që kanë ndihmuar dy autorët e kësaj ngjarje, të denoncuar nga nëna e vajzës.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Dorjan Totraku, 29 vjeç

Izmir Gjetani, 24 vjeç

Idriz Gjetani, 20 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit :

F.T, 30 vjeç, banues në Bulqizë,( i dënuar më pare për Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit).

E.D, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur për të tërhequr kallzimin nga Policia shtetasen H.K, pasi kjo shtetase me datë 05.09.2018, ka bërë kallzim se në orët e mbrëmjes në banesën e saj kanë ardhur shtetasit F.T, dhe E.D, ku dyshohet se nën kërcënimin e një arme zjarri, kanë kërcënuar familjarët që ndodheshin në banesë, dhe më pas janë larguar së bashku me shtetasen M.K, 15 vjeçe.

Nga deklarimet e shtetases H.K (nëna e saj), dyshohet se vajza M.K, ka patur lidhje me shtetasin F.T).

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për gjetjen e vajzës, si dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale "Përkrahje e autorit të krimit", "Kanosja për të mos kallëzuar", kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 302, 311, 25 të Kodit Penal, në ngarkim të 3 shtetasve të arrestuar, dhe për veprat penale

“Heqje e paligjshme e lirisë“, Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake“, “Përndjekja“, "Kanosja", parashikuar nga nenet 110, 278, 121/ a , 84, të Kodit Penal në ngarkim të 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Të fundit