Flash News

KRYESORE

Bulqizë, arrin në 93 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm

Bulqizë, arrin në 93 numri i të helmuarve nga uji i pijshëm

Ka arritur në 93 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm në Bulqizë.

Ata janë paraqitur në spital me të vjella dhe dhimbje barku, ndërkohë që drejtori i spitalit thotë se helmimi mund të ketë ardhur nga uji i pishëm.

Doktori Hazis Jella, thekson se s’mund të thotë më shumë për shkakun e helmimit, pasi janë ende në pritje të analizave, por paraprakisht dyshohet se situata mund të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

Burime nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë me dije se në qytetin e vjetër të Bulqizës, janë marrë disa kampione uji të cilat janë dërguar në laboratorin e Tiranës.

Sot punonjësit e ISHP-së kanë shpërndarë në qytetin e Bulqizës fletushka në mënyrë që  të sensibilizohen qytetarët për të mos përdorur ujin e çezmës, deri në momentin e daljes së përgjigjës së analizave .

Rasti i helmimeve u raportua dje, ku dhjetëra persona u paraqitën në spitalin e qytetit që prej mbrëmjes së të enjtes. Të paktën 20 persona u diagnostikuan me simptoma të rënda.

Të fundit