Flash News

KRYESORE

Bulqizë, atje ku as korbi nuk këndon më/ Fotot që përshkruajnë një realitet rrëqethës

“Po të mos kishte qenë për kromin, këtu korbat do të kishin kënduar”, thotë një burrë i vjetër i cili qëndron në qoshe të një rruge me pluhur. Ai e kishte fjalën për Bulqizën dhe për njerëzit e saj që punojnë në miniera.

Bulqiza është një qytezë e vogël në Veri-Lindje të Shqipërisë dhe njihet si qyteti i minierave. Që prej zbulimit të kromit në të në vitin 1939 dhe hapjen e minierave të para më 1948, Bulqiza tani është bërë prodhuesi i tretë më i madh në botë i këtij minerali, shkruan në ueb-sjatin e tij Elton Gllava, fotografi i cili ka realizuar një shërbim fotografik drithërues rreth jetës së përditshme të bulqizakëve, të rrethuar nga varfëria dhe zia e vdekjeve të shpeshta të minatorëve, edhe pse jetojnë mbi një “minierë ari”.

Në përputhje me këtë realitet fotot janë bardh e zi, të ndara mes korbash, minierash dhe zymtësie prej kromi.

Bulqiza është rikthyer në vëmendje këto kohë në tre episode të njëpasnjëshme. Fillimisht një reportazh i emisionit italian Le Iene nxorri në pah mjerimin e fëmijëve që mbledhin gurë me duar për pak para në ditë. Më pas erdhi vdekja e një minatori 20-vjeçar dhe së fundmi edhe asfiksimi i 60 nxënësëve të një shkolle aty pranë, nga pakujdesia e drejtuesve me sistemin e ngrohjes.

Qeveria i ka larë duart duke ndërtuar vetëm një shëtitore dhe duke lyer ca fasada, ndërkohë që skamja e zonës në fjalë nuk ka nevojë për shumë komente, sikurse flasim qartë edhe fotot e mëposhtme.  

Të fundit