Flash News

KRYESORE

Bum turistik? Video me dron e plazheve të Vlorës që përgënjeshtron Qeverinë

Bum turistik? Video me dron e plazheve të Vlorës që

Që në prill të këtij viti por edhe në muajt në vijim, Kryeministri Rama por edhe ministrat paralajmëruan që kjo verë do të ketë bum turistësh në Shqipëri. Mirëpo, pamjet të filmuara me dron në plazhet e jugut gjatë korrikut dëshmojnë të kundërtën.

Është deputeti demokrat Agron Shehaj ai i cili ka publikuar një video ku shihen plazhet e boshatisur, ndërsa shpreh shqetësimin për efektin te bizneset.

“Plazhet fantastike të Vlorës janë bosh në mesin e sezonit turistik.

Biznesi ka investuar në hotele dhe restorante dhe priste turistët e premtuar nga Rama.

Po të merreshin me thelbin dhe jo me fasada dhe mashtrime, bregdeti do ishte një pasuri për të gjithë vlonjatët”, shkuan Shehaj në Facebook.

Të fundit