Flash News

KRYESORE

Bumçi pas vizitës së Palmer: Reagimet e ndërkombëtarëve përputhen me qëndrimet e opozitës

Bumçi pas vizitës së Palmer: Reagimet e

Mesazhet e Zv/ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer në Tiranë për situatën politike në vend janë komentuar në studion e ABC News nga demokrati Aldo Bumçi. Për ish-deputetin, mospajtimi i ndërkombëtarëve për djegien e mandateve parlamentare nga opozita, nuk është thelbi i krizës. Sipas tij ngërçi nuk u krijua nga djegia e mandateve, por nga Edi Rama dhe kjo faktohet nga raportet dhe qëndrimet e partnerëve ndërkombëtarë për situatën në vend.

“Ne nuk presim që ato të pajtohen me djegien e mandateve dhe të thonë që mbështesim dhe nuk ka për të ndodhur kurrë. Jemi realistë për këtë. Nuk është ky thelbi i krizës në Shqipëri, kriza nuk u krijua nga djegia e mandateve, por nga Edi Rama në këto 6 vjet, ky është thelbi i krizës. Sesi ne i jemi përgjigjur është çështje tjetër. Kriza është gjendja që ka krijuar Rama”.

Bumçi konstaton se qëndrimet e ndërkombëtarëve janë në përputhje me situatën aktuale në Shqipëri, duke përmendur edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e konsidetonte Shqipërinë si vend-tranzit të drogërave të forta.

“Çfarë vërejmë ne nga qëndrimet epartnerëve është në përthuthje të plotë me qëndrimin e opozitës. Dhe ky është thelbi a kemi ne përshkim të njëjtë me situatën. Ka përputhje, ne gjejmë, ne ndajmë shqetësime të njëjta për përshkrimin e situatës. Raporti që doli para një jave është shumë i freskët. Në Shqipëri trafiku i kokainës dhe heroinës është rritur ndjeshëm. Para dy vjetësh Shqipëria është bazë racionale e krimti rajonal. Shqipëria bazë për rrjete nga Amerika Latine për kokainën dhe heroinën kemi kaluar pjesë e rrjetit më të gjerë. Dy laboratorët tregojnë se Shqipëria është vend tranzit i drogave të forta, për shkak të një korrupsionit. Këtë thotë raporti, këtë themi dhe ne. Nuk është kriza shqiptare mandatet, por gjëndja që ka krijuar Rama.

Situatën e drogës nuk e krijoi lënia e mandateve. Të huajt merren me drogën jo me mandatet. korrupsioni në të gjitha nivelet ka lejuar këtë gjendje”, përfundon Bumçi.

Të fundit