All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Bumerangu i turizmit, të huajt nuk po rikthehen në Shqipëri, largohen me përshtypje negative

Bumerangu i turizmit, të huajt nuk po rikthehen në Shqipëri,
All - Paragraf - 1

Hotelet në zonat bregdetare të vendit po shtojnë kapacitetet akomoduese për t’i bërë ballë fluksit të madh të turistëve nga Çekia dhe Polonia. Por zgjerimi pa plan, mungesa e standardeve, cilësia e dobët e shërbimeve, plehrat dhe kaosi përreth i kanë përcjellë me përshtypje negative shumicën e tyre.

All - Paragraf - 3

Teksa të gjitha hotelet po zgjerohen me shpejtësi, turistët po japin sinjale negative se kërkesa për të pushuar në Shqipëri nuk do të jetë e qëndrueshme.

Treguesi i rikthimit të turistëve na jep sinjale se kërkesa do të vijojë ka qenë dekurajues.

“Nuk kam parë e as dëgjuar që një turist që ka vizituar Shqipërinë një herë të jetë rikthyer. Shërbimet mbështetëse dedikuar turizmit, sidomos ato të higjienës dhe infrastrukturës publike në plazhet popullore të vendit si ato të Durrësit, Shëngjinit dhe Velipojës janë inekzistente. Turistët nga Europa nuk e imagjinojnë të kalojnë pushimet e vitit në mes të papastërtive dhe të një kaosi në transport shërbime dhe mungese organizimi të infrastrukturës publike, – pohojnë menaxherët e hoteleve në Durrës.

Vitin e kaluar, vendin tonë e kanë vizituar 45 mijë turistë polakë, ndërsa këtë vit, numri i tyre pritet të jetë edhe më i lartë sipas të dhënave nga Ministria e Ekonomisë. Sakaq ata kanë nisur të japin përshtypjet e para tek agjencia që i ka sjellë në Shqipëri. Shumica e tyre nuk e rekomandojnë Shqipërinë dhe pjesa më e madhe e hoteleve në Durrës që po presin turistët çekë dhe polakë janë në dijeni të këtij fakti. Por menaxherja e California Resort pohon se kërkesa nga çekët dhe polakët nuk do të zgjasë shumë, për shkak të mungesave thelbësore që infrastruktura turistike e Durrësit vijon të ketë sot e kësaj dite.

Ajo pohon se tre vitet e fundit po punon me agjencitë polake, po nuk ka ndodhur që një familje ose një grup turistësh të rikthehet. Rruga dytësore është plot gropa dhe baltë, dhe mundësitë për të vizituar Durrësin dhe apo hotele të tjera në zonë janë shumë të pakta për turistët e huaj ose janë me shumë kosto.

“Teksa taksat dhe deklarimet po bëhen, shërbimet publike janë në nivelin zero. Nuk ofrohet asnjë shërbim për pastrimin në plazhe, as kosha nuk ka. Dritat ikin herë pas here dhe problemi i ujit ende nuk po zgjidhet”, pohon e shqetësuar ajo. Jemi një grup hotelesh që i kemi propozuar Bashkisë që të bëjmë investimet në infrastrukturën përreth me fondet tona, por as kjo dritë jeshile nuk po na hapet. Në këto kushte, mendoj se kërkesa çeke dhe polake për të pushuar në Shqipëri do të zgjasë edhe 3-4 vite, jo më shumë, derisa shumica e tyre ta provojnë Shqipërinë. E shikoj që shumica e tyre ikin me përshtypje jo të mira dhe kjo nuk inspiron shumë për të ardhmen.

Edhe agjencitë turistike që punojnë një vit me Beratin, vitin tjetër nuk e bëjnë më. Para tre vitesh ishin francezët që kishin vizituar qytetin, një vit më pas gjermanët kishin dominuar, dhe këtë vit italianët dhe rusët. Por nuk ka ndodhur, bie fjala, që puna me të njëjtin shtet të vijojë për disa vite rresht, pohuan administratorët e hoteleve. (Monitor)

Të fundit