Flash News

KRYESORE

Bundesliga: Leverkusen kap zonën Champions, Leipzig lumturon Bayernin

Bundesliga: Leverkusen kap zonën Champions, Leipzig lumturon Bayernin

Sapo janë mbyllur ndeshjet e orës 15:30 në Bundesligë, ku u shënuan shumë gola dhe pati rezultate plot rrëmujë për tabelën. Leipzig u ndal në fushën e Wolfsburgut me rezultatin 0-0. Djemtë e trajnerit Nagelsmann morën vetëm një pikë dhe mbeten në vendin e dytë, pas Bayernit.

Bayer Leverkusen shkatërroi 4-0 ekipin e Eintracht Frankfurtit. Golat nga Havertz, Bellarabi dhe dopieta e Paulinho bënë që “Aspirinat” të marrin tri pikët dhe të ngjiten në zonën Champions si vend i katërt.

Werder Bremen me Milot Rashicën morën një pikë në transfertë pas barazimit 2-2 kundër Hertha Berlin, ndërsa Freiburg i Abrashit fitoi 3-1 ndaj Union Berlin. Schalke dhe Hoffenheim, u ndanë në barazim 1-1.

Të fundit