Flash News

KRYESORE

Bundesligë drithëruese, Bayern fiton në fund falë një 18-vjeçari

Bundesligë drithëruese, Bayern fiton në fund falë një

Bayern sot vuajti për të fituar ndaj Wolfsburgut në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Bundesligës dhe për këtë vit kalendarik. Skuadra bavareze fitoi 2-0, por pas 85 minutash, gjatë të cilave “Ujqit” rezistuan dhe u bënë pengesë e madhe për rekordmenët gjermanë.

Joshua Zirkzee vazhdon të mahnitë, sepse shënoi golin e avantazhit dhe praktikisht të fitores ashtu si në ndeshjen e fundit me Freiburgun. 18-vjeçari holandez e meritonte të luante sërish dhe besimi që i dha trajneri Flick u shpërblye më së miri.

Djaloshi e nisi sërish nga stoli dhe zhbllokoi shifrat në 1-0 pas 85 minutash. Bayern më pas e pati të lehtë të menaxhonte lojën, madje dyfishoi me sulmuesin gjerman Gnabry dhe siguroi një fitore të rëndësishme.

Në ndeshjet e tjera, Koln mposhti Werder Bremen e Milot Rashicës. Ndeshja Schalke-Freiburg nuk pati fitues, me Amir Abrashin që e pa ndeshjen nga stoli.

Të fundit