All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

“Burg kush përhap virusin me dashje”, Vasjari: Janë nene normale, po rritet siguria e shoqërisë

“Burg kush përhap virusin me dashje”, Vasjari: Janë nene
All - Paragraf - 1

Analisti dhe juristi Arian Vasjari i quajti “nene normale” ndryshimet e reja në Kodin Penal, që parashikojnë deri në burg për personat që përhapin me dashje virusin. Në emisionin “Real Story”, Vasjari tha se këto ndryshime janë ‘për të rritur sigurinë’ publike.

All - Paragraf - 3

“Cfarë janë këto dy përforcime? Këta janë përpjekje për të rritur sigurinë e shoqërisë. Neni 89/b e përhapjes të sëmundjes infektive thotë se përhapja me dashje e koronavirusit kur është diagnostikuar dikush dhe e shpërndan në mënyrë të ndërgjegjshme, dënohet me vite burg.

Shkoi në parlament, u reflektua kur u pa se mund të dënohesh deri 15 vjet burg, dhe ata panë se nuk ishte normale. Unë them nuk janë dënime të ashpra. Në Itali ka pasur një rast, ku një individ i infektuar pështyu mjekun. Nëse e bën me dashje, kjo është vrasje. Në Teksas dikush u dënua 36 vjet pse infektoi me AIDS të tjerë. Këto nene janë normale”, tha Vasjari.

Të fundit