Flash News

KRYESORE

“Burg kush shkel karantinën”, Rudina Hajdari paralajmëron votën kundër ndryshimeve në Kodin Penal

“Burg kush shkel karantinën”, Rudina Hajdari paralajmëron

Kryetarja e Grupit Parlamentar të deputetëve të djathtë në Kuvend, Rudina Hajdari paralajmëroi votën kundër ndryshimeve në Kodin Penal që parashikojnë burg për ata që shkelin rregullat e karantinës. Hajdari la një mesazh në rrjetet sociale, ku shprehet se bashkëbisedoi në video-konferencë me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Deputetja demokrate shprehet se ka informuar ambasadoren për situatën nga koronavirusi në Shqipëri, duke i shprehur qëndrimin se “ndryshimet në Kodin Penal janë të panevojshme” pasi cënojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kënaqësi të bashkëbisedoja nëpërmjet video-konferencës me Ambasadoren amerikane Znj. Yuri Kim, mbi situatën e tanishme në Shqipëri. E informova për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare, realitet të cilin e kam prekur këto ditë teksa jam munduar të ndihmoj sado pak këto familje në nevojë.

Gjithashtu shpreha shqetësimet e mia për gjendjen emergjente nga COVID-19, mbi ndryshimet e Kodit Penal, të cilat janë të panevojshme e sidomos përmenda faktin se këto ndryshime cënojnë Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjeta rastin të falenderoja ambasadoren për kontributin e SHBA-së, me pajisje personale të mbrojtjes nga programi për Asistencë Humanitare i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e punonjësve të shëndetit në vijën e parë të luftës kundër COVID-19”, shkruan Rudina Hajdari.

Të fundit