Flash News

KRYESORE

Burg për shpërndarësin e picave/ E njohu gjatë punës, 26 vjeçari kërkonte lidhje intime me të miturën në Tiranë

Burg për shpërndarësin e picave/ E njohu gjatë punës,

Gjykata e Tiranës la në burg shpërndarësin e picave pasi për të është bërë një denoncim nga një e mitur 16 vjeç. Vajza ka njoftuar policinë duke akuzuar shpërndarësin e picave, Klauden Muçogllava, 26 vjeç, se e ndiqte dhe se kërkonte të kishte një lidhje intime me të.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, në zonën e Unazës së Re, por Muçogllava kishte tentuar të largohej duke goditur me një shufër metalike një prej efektivëve të policisë, A.T 25 vjeç.

Përndjekja ndaj vajzës 16- vjeçare ka vijuar disa javë. Mësohet se Muçogllava punonte si shpërndarës picash në një piceri. Ai ka njohur vajzën 16-vjeçare të zona e “Unazës së Re” gjatë dërgimit të një porosie. Kështu, ai ka kërkuar që të ketë një lidhje intime me të. Madje, ai ka filluar ta ngacomoj dhe ndjekë herë pas here të miturën, duke i ofruar edhe pica pa para.

Ditën e enjte, vajza lajmëroi Policinë, teksa ndiqej nga 26-vjeçari. Pas telefonatës së vajzë, menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie. Mirëpo, i riu ka tentuar të largohet. Gjatë tentativës për t’u arratisur, ai ka goditur me një shufër hekuri punonjësin e Policisë, shtetasin A.T. 25 vjeç.

Pas këtij veprimi ai është arrestuar nga Policia. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa. Arrestimi u bë nga dy punonjësit e Policisë të Komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Tashmë, 26-vjeçari Muçogllava akuzohet për tri vepra penale: “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 121/a, 236 dhe 283 të Kodit Penal.

Sipas verifikimeve, rezulton se ai është dënuar më parë për “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe dyshimet janë se ai e kryente sërish shpërndarjen e drogës, krahas atyre të picave.

Të fundit