Flash News

KRYESORE

Burg për vëllain e policit që vrau ish-të dashurin e Marsida Qatjas në Kavajë, deklarata befasuese e babait në gjyq

Burg për vëllain e policit që vrau ish-të dashurin e Marsida

Është lënë në burg vëllai i efektivit të burgjeve, Bledar Toçi. Ky u fundit qëlloi për vdekje ish të dashurin e Marsida Qatjas pak ditë më parë në Kavajë, ndërsa vetë mbeti i plagosur.

Pas ngjarjes policia ushtroi kontroll në banesën e tij dhe konstatoi lëndë narkotike që i përkiste vëllait të policit, Benard Toçi.

Sot gjykata e Kavajës ka vendosur ndaj këtij të fundit masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Ai akuzohet për veprën penale ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, ndërsa ajo që ka befasuar të gjithë në seancën e gjyqit ka qenë deklarata e babait, i cili tha se kokainën e përdorte si qetësues.

Të fundit