Flash News

KRYESORE

Burg përjetë 'të çmendurit" të Torovicës. Vrau Specialin pas një lufte 5-orëshe me Policinë

Burg përjetë 'të çmendurit" të

Vrasësi i policit special, Ardian Kodra, është dënuar me burgm të përjetshëm. Gjykata e Krimeve të Rënda nuk e ka kursyer David Qosen, i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH në Torovicë të Lezhës në shtator të një viti më parë. 

Gjykata nuk e ka pranuar pretendimin e avokatit mbrojtës se Qosja ka probleme mendore.

Vrasja e Kodrës ndodhi pas ndërhyrjes së FNSH të Shkodrës në fshatin Torovicë, pas sinjalizimeve se një banor po terrorizonte zonën me armë në dorë. Gjatë rrethimit të Qoses, i cili ka përdorur armë kundër policisë duke rezistuar për rreth pesë orë, Speciali ka marrë dy plumba dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

Të fundit