Flash News

KRYESORE

Burgim i përjetshëm për Karaxhiçin, reagon Meta: Drejtësi e vonuar, por një mësim i mirë

Burgim i përjetshëm për Karaxhiçin, reagon Meta:

Gjykata e Hagës ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-presidentin e Republikës Srbska, ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç për krimet e luftës dhe genocidin në Srebrenicë ku mbetën të vrarë rreth 8 mijë burra e djem muslimanë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar dhe presidenti i Repulbikës së Shqipërisë, duke thënë se është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj.

“Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur se përbindëshi që u përpoq të krijonte "Serbinë e Madhe", u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për genocid në Srebrenicë.

“Radovan Karadziç përbindëshi që u përpoq të krijonte "Serbinë e Madhe", u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia ndërkombëtare për genocid në #Srebrenicë dhe krime të tjera të kryera në Bosnje Hercegovinë. Ky vendim sjell një ndjenjë drejtësisë për familjet e viktimave dhe në të njëjtën kohë është një paralajmërim për politikat aventuriste në #Ballkan! Askush nuk mund të dalë mbi drejtësinë ndërkombëtare”, shkruan Ditmir Bushati.

Të fundit