Flash News

KRYESORE

Burgu i prish planet Stresit, klipi i tij më i klikuari por kush do të marrë çmimin e reperit?

Burgu i prish planet Stresit, klipi i tij më i klikuari por kush do të

Në 20-vjetorin e "Kënga Magjike" janë rikthyer shumë emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, çka e bën më të fortë garën për çmimin e parë.

Një nga konkurrentët është dhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artiti si Stresi. Me këngën e tij "Të du mom" u mendua se Stresi ka bërë kthesë nga jeta e tij problematike por fill pas konkurrimit në "Kënga Magjike" Stresi u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe posedimi të një sasie të vogël lëndësh narkotike.

Në "Kënga Magjike" një nga çmimet që ndahen është dhe ai i Internetit dhe deri tani, kënga e Stresit është më e klikuara në Youtube me rreth 3 milionë klikime.

Por kush do të marrë çmimin e tij? Ndoshta vetë mamaja e tij, të cilës i është dedikuar dhe kënga.

Të fundit