Flash News

KRYESORE

Burgu nuk është për të gjithë burrat, zyrtarët që u ‘sëmurën’ pasi përfunduan në qeli

Burgu nuk është për të gjithë burrat, zyrtarët

Gjatë këtyre viteve rastet kur zyrtarë të lartë kanë përfunduar të arrestuar kanë qenë të pakta. Spiro Ksera dhe Ardian Fullani janë ndër të paktët të cilët kanë qëndruar në qeli që në momentin e arrestimit dhe deri ditën e lirimit, teksa lista është më e gjatë e atyre zyrtarëve të cilët janë ‘sëmurur’ sapo kanë përfunduar në burg.

Nga një kërkim i thjeshtë i Politiko.al rezulton se të paktën tre ish-kryebashkiak janë shtruar menjëherë në spital sapo janë ndaluar nga policia. Në listë është edhe ish-deputeti Frroku por rasti i fundit ai i kryetarit të këshillit të qarkut Lezhë.

Në shkurt të 2015-ës, ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, u arrestua dhe pak orë më vonë u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemrën dhe tensionin.

Në prill të 2015, probleme me shëndetin u raportuan edhe për ish-deputetin Mark Frroku. Ky i fundit u paraqit në urgjencën e spitalit të burgut ndërkohë që avokatët e tij u shprehën asokohe se do të kërkojnë trajtimin e tij në  një spital privat.

Në 2016-ën, ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës u vetëdorëzua në polici, pasi ishte në kërkim për shpërdorim detyre. Pak pas arrestimit ai u dërgua në spital pasi shfaqi probleme shëndësore.

Në 2 shtator të 2016-ës, ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Shukri Xhelili, u shtrua në spitalin e burgut pas problemeve shëndetësore që janë shfaqur kohët e fundit. avokatët e tij u shprehën asokohe se Xhelili është duke vuajtur nga sëmundje të zemrës, pas asaj që ka kaluar.

Në 22 dhjetor 2017, gjyqtari Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën 340 milion lekë në shtëpi kërkoi lirimin nga gjykata për shkak të gjendjes shëndetësore.

Në 19 mars 2018, kryetari i Këshillit të Qarkut të Lezhes, Gjok Ndoka, një nga të arrestuarit për tjetërsim të pronave tek ‘Rana e Hedhun’ nuk u paraqit në sallën e gjyqit pasi për shkak të problemeve shëndetësore u shtrua në spital./Politiko.al

Të fundit