Flash News

KRYESORE

Burime nga Berlini, Berisha jep lajmin: 10 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për negociatat

Burime nga Berlini, Berisha jep lajmin: 10 kushtet që Gjermania i ka

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke ju referuar burime të mirëinformuara nga Berlini, thotë se Bundestagu ka miratuar një dokument që do bëhet publik ditët e ardhshme, në të cilin janë vendosur 10 kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria për hapjen e negociatave.

Në postimin e bërë në rrjetin social Facebook, Berisha publikon edhe 10 kushtet sipas tij, që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Lajm trondites!

Gjermania vedos 10 kushte per hapjen e negociatave me Shqiperine!

Te dashur miq, burime te mireinformuara nga Berlini bejne me dije se Bundestagu ka miratuar nje dokument qe do behet publik ditet e ardhshme, ne te cilin hidhet poshte kerkesa e Rames per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Sipas ketij dokumenti te rende, dakord nga te gjitha grupet ne parlamentin gjerman, kerkohet qe Shqiperia para hapjes se negociatave duhet te plotesoje 10 kushte.

Dekalogu gjerman i kushteve qe duhet te plotesoje Shqiperia para hapjes se negociatave perfshin:

1- Votimin e reformes zgjedhore

2- Vetingun e te pakten te gjithe gjykatesve dhe prokuroreve te apelit e siper

3- Ndjekjen penale te te gjithe gjykatesve dhe prokuroreve qe gjenden ne shkelje te ligjeve gjate vetingut

4- Ndjekjen penale dhe denimin per korrupsion dhe trafiqe te zyrtareve te larte.

5- Zhdukjen e mbjelljes dhe prodhimit te droges ne vend.

6- Luften me rezultate konkrete te krimit te organizuar, korrupsionit dhe trafiqeve!

7- Ngritjen dhe funksioninimin e SPAK

8- Ngritjen dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte!

9- Zbatimin e reformes zgjedhore

10- Funksionimin normal te shtetit ligjor.

Ky eshte dekalogu i kushteve qe ka vendosur Gjermania per hapjen e negociatave me Shqiperine. Cdo njeri qe lexon kete dekalog e ka te qarte si drita e diellit se me Edvin Kristaq Ramen nuk ka integrim, nuk ka hapje negociatash por vetem kushte, dyfishim kushtesh dhe bllokim! sb

 

 

Të fundit