Flash News

KRYESORE

Burime nga mbledhja në PD: Fake news, diskutimet nuk kanë filluar. Askush nuk ka folur ende, përveç Bashës

Burime nga mbledhja në PD: Fake news, diskutimet nuk kanë filluar.

Videkonferenca me europarlamentarët ka mbaruar dhe grupi parlamentar i PD ka marrë një pushim të shkurtër pas të cilit do të rifillojë mbledhja.

Në pjesën e dytë të mbledhjes do të bëhet një përmbledhje nga kryetari Basha e çështjeve që u ngritën në bisedën me negociatorët europianë. Burimet e politiko.al përgënjeshtrojnë të gjitha lajmet e publikuara në disa portale, sipas të cilave ka folur deputetja Topalli. Në pjesën e parë të takimit i vetmi që ka folur ka qenë kryetri i PD, Basha.

Pjesa e dytë i rezervohet shkëmbimit të mendimeve dhe në fund to të dilet me një vendim, bëjnë me dije të njëjtat burime.

Të fundit