Flash News

KRYESORE

Burime të fibrave që duhet t’i konsumoni për një shëndet të mirë

Burime të fibrave që duhet t’i konsumoni për një

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm tek gjithçka që ndodh në trup, duke filluar nga mbajtja nën kontroll e peshës, deri tek ulja e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti, madje edhe disa lloje kanceri.

Disa nga burimet më të mira të këtyre lëndëve ushqyese:

Bajamet

Bajamet janë një nga frutat e thata më të pasura me fibra, ku sigurojnë rreth 3 gr për 28 gr.

Fasulet

Fasulet nuk janë të mira vetëm për zemrën, por janë gjithashtu një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese. Fasulet janë ekonomike dhe të lehta për t’u gatuar. Në 15 gr fasule mund të merrni gjysmën e sasisë së rekomanduar çdo ditë për fibrat.

Manaferra

Frutat e pyllit në përgjithësi janë një burim i mirë i fibrave, megjithatë disa prej tyre kanë më shumë se të tjerët. Manaferrat janë ndër frutat më të pasura në fibra. Ato jo vetëm që përmbajnë shumë pak kalori, por janë të pasura edhe në shumë lëndë ushqyese.

Farat e lirit

Farat e lirit janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, proteina dhe sigurisht, fibra. Farat e lirit dhe vaji i tyre janë të pasura në acide alfalinolenike (ALA), një acid yndyror omega-3, që është i rëndësishëm për sëmundjet e zemrës, sindromën e zorrës së irrituar, artritin dhe probleme të tjera shëndetësore.

Bollguri

Bollguri ka një formë kremoze dhe përmban 6 gr fibra në vetëm 1/3 e filxhanit. Bollgurin është si një sfungjer që ul nivelet e lipoideve dhe ju mban të ngopur.

Të fundit