Flash News

KRYESORE

Burimet: Policia ende asnjë të dyshuar për vrasjet në Shkodër, aksioni i sotëm për të parandaluar një hakmarrje mes grupeve

Burimet: Policia ende asnjë të dyshuar për vrasjet në

Ditën e sotme, Forcat Operacionale dhe ato Renea ndërhynë në dy lagje në qytetin e Shkodrës nga ku dyshohet se e kanë zanafillën ngjarjet e fundit të ndodhura në këtë qytet.

Për këtë operacion, policia nuk shpërndau asnjë informacion për mediat por u raportua se në të dyja lagjet, Kiras dhe Dobraç, u sekuestruan katër makina të blinduara ndërsa u shoqëruan disa persona por nuk ka ende asnjë të arrestuar.

Një zyrtar i lartë në Policinë e Shtetit i tha Politiko-s, se nuk ka ende asnjë person të dyshuar si autor i vrasjeve dhe rrëmbimeve të ndodhura në këtë qytet ndërsa operacioni i ndërmarr ditën e sotme lidhej më tepër me parandalimin e mundshëm të një hakmarrjeje që mund të vinte midis grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër.

Brenda një harku kohor prej gjashtë muajsh, 6 persona janë ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Shkodrës ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur. Deri më tani policia nuk ka arritur ende të zbardhë asnjë prej këtyre ngjarjeve.

Të fundit