Flash News

KRYESORE

Burri akuzohet për krimin e dyfishtë në Vlorë, gruaja: S’kisha dyshime, jemi kushërinj

Burri akuzohet për krimin e dyfishtë në Vlorë, gruaja:

Policia e Vlorës njoftoi paraditen e sotme se ka arrestuar vrasësit e ngjarjes se Janarit në Vlorë, ku u gjetën te vdekur nëna, Salkie Hoxhallari dhe i biri i saj, Olsi Hoxhallarin. Të arrestuarit për ngjarjen ishin bashkëshortja e viktimës, Hysnije Hoxhallari dhe shtetati  Kasëm Pirjasi.

Dy personat janë komshinj në Strum të Roskovecit, ndërsa gruaja e Pirjasit ka thënë se jetonin në kushte shumë të vështira ekonomike dhe se ajo nuk ka pasur pasur dyshime për burrin e saj.

Ajo rrëfen po ashtu se me Hysnijen ata ishin të afërm, babai i saj me babanë e Hysnijen ishin kushërinj të parë. ‘’Iku njëherë në Greqi që lamë borxhet se vajzën e kam invalide, babi nuk më shikon nga sytë, kam dhe një motër 40-vjeçe të sëmurë. Kasëmi jetonte te ne, pasi ne ishim tre motra”, shprehet gruaja e Kasëm Pirjasit.

Gruaja rrëfen se nuk di çfarë të besojë pas fakteve të publikuara dhe thotë se burri i saj nuk kishte ndryshuar sjellje pas vrasjes.

Të fundit