Flash News

KRYESORE

Burri kryeministër s’ka para për të blerë kollare, gruaja gazetare me çantë ‘Louis Vuitton’

Burri kryeministër s’ka para për të blerë kollare,

Në fund të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u përballë me kritika të forta pas vendimit për t’i rritur rrogen vetes, nga 1300 euro në 3000 euro. Kjo rritje sipas opozitës dhe shoqërisë civile ishte e paargumentuar dhe jo në përputhje me nivelin ekonomik të vendit.

Por ndonëse u tërhoq nga vendimi, Haradinaj u përpoq të justifikohej se kishte nevojë për më shumë para sepse rroga që merrte nuk i mjaftonte as për këmisha dhe kollare. Në një kohë kur burri kryeministër vuan për kollare, bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, me profesion gazetare, mban me vete çanta që vlejnë rreth 2000 dollarë.

Sipas ‘Koha.net’, çanta që zonja Haradinaj mbante gjatë takimit në Ambasadën e Kosovës në Uashington kushton 1920 dollarë dhe është e firmës ‘Louis Vuitton’. 

Të fundit